AKTUALITET, 31 Maj 2019, 09:29

Si u zbulua Gjergj Cukali për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali


U ‘fundos’ nga ADN-ja e gjetur në automjetin e përdorur për vrasjen e ish-policit, Arben Bilali në Tiranë, por Gjergj Cukali nuk është emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Cukali, njihet ndryshe edhe si i ‘forti’ i Myslim Shyrit.

Ai ka qenë i përfshirë në disa ngjarje dhe vrasje të bujshme, si dhe arrestuar disa herë për shpërndarje dhe trafikim të lëndëve narkotike. Cukali, njihet ndryshe edhe si anëtar i bandës së rrugës “Myslym Shyri”.

Është bërë e njohur në rrugën e krimit me pengmarrjen e Fatjon Demrilikës në vitin 2004, si dhe për vrasjen e pengut Klajdi Prenga në muajin gusht.

Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”:

Ilir Kodumi, Ledio Lito, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.