AKTUALITET, 31 Maj 2019, 09:22

LAJM I FUNDIT/ FNSH-ja dhe Shqiponjat zbarkojnë në Krujë, operacion anti-kanabis

LAJM I FUNDIT/ FNSH-ja dhe Shqiponjat zbarkojnë në Krujë,


20 furgona të FNSH-së, Shqiponjave dhe Forcave operacionale kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Krujë ku po zhvillojnë një operacion anti-kanabis.

Pjesë e këtij operacioni janë drejtues të komisariatit të Krujës edhe Drejtorisë së Durrësit.

Mësohet se janë angazhuar mbi 100 forca policie të cilat janë shpërndarë në disa zona të rrethit Krujë. Në zonë që po mbahet e rrethuar, dyshohet se fshihet një sasi e konsiderueshme kanabisi.

Policia kërkon të arrestojë edhe personat që zotërojnë drogë. Dyshohet se kemi të bëjmë me persona të rrezikshëm dhe precedentë penal.

Operacioni po ndiqet edhe nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.