AKTUALITET, 3 Mars 2018, 09:00

VIDEO/ Çmenduri në Tiranë-Durrës, Audi ‘fluturon’ me 213 km, shoferi habit me përgjigjen e tij

VIDEO/ Çmenduri në Tiranë-Durrës, Audi

Sërish shpejtësi e çmenduri në autostradën Tiranë-Durrës.

Një i ri është ndaluar nga policia rrugore gjatë natës pasi është kapur nga radari në autostradën Tiranë-Durrës duke udhëtuar me shpejtësi skëterrë.

Arsyeja që ai i ka dhënë policisë për shkak të shpejtësisë është befasuese.

‘Me radar për të evidentuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej limiteve të lejuara.

Drejtuesi i mjetit Audi V8 me 213 km/orë.

Nuk i ndalon patrullës së policisë me Radar pas shenjës për të ndaluar, por ndalon pasi i ka dale patrulla tjetër e policisë rrugore tek sheshi “Shqiponja”

Arsyeja: Shpejtoja se më pret shoqëria për të festuar në fundjavë’, shkruan Policia e Shtetit në Facebook.