TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në studion e “Opinion” në News 24 ku tregim ë shumë detaje për takimin e sotëm në Presidencë për marrëveshjen me Detin.
“Takimi ishte informues, solli dritë në një tunel që krijoi Ministria e Jashtme. Për këtë ka dy arsye, ose ka një paaftësi nga Ministria e Jashtme ose është bërë me qëllim. Që nëse është kjo e dyta është bërë një tradhti edhe për kreun e presidencës.
Takimi me presidentin i solli dritë kësaj marrëveshje. Ndërsa në rastin kur ministri i Jashtëm, Bushati ishte në Komision e Jashtëm u pa vetëm sjellja e tij arrogante. Në këtë rast ai tha se është takuar me presidentin për diskutim tre herë.
Shqetësimi kryesor i Presidentit ishte mungesa e transparencës. Ne nuk dimë deri ku ka shkuar diskutimi për marrëveshjen. Ne nuk dimë a ka apo jo marrëveshje.