AKTUALITET, 2 Mars 2018, 21:19

Akuzohet për trafik droge, ky është 25-vjeçari i arrestuar sot

Akuzohet për trafik droge, ky është 25-vjeçari i arrestuar
Personi që shihni në foto është 25-vjeçari i arrestuar sot në Shkodër, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ndaj Izmir Koçobetës kishte një urdhër ndalimi ndërsa ai tashmë pritet të dale përpara

NJOFTIMI I POLICISE
Me datë me 02.03.2018, nga strukturat e Hetimit kunder narkotikëve në D. V. P. Shkoder, u bë ndalimi i personit të shpallur në kërkim, shtetasit:

Izmir Kaçabeti,25 vjeç, banues në lagjen Shirokë, Shkodër,
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me shkresën nr 1677 datë 20.02.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e Vendimit Penal nr 17 datë 30.01.2018 të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme.