TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
58 veta janë dënuar sot nga Gjykata e Arbitrazhit në Athinë për skandalin e manipulimit të ndeshjeve, “Koripolis”, i cili shpërtheu në vitin 2011.
Pjesëmarrësve aktivë në këtë skandal, iu dha masa ndëshkimore me burg. Mes të dënuarve janë edhe ish-presidenti i Asteras Tripoli dhe ai i Olimpiakos Volos, Akiles Beos. Ky i fundin ka qene edhe kryetar bashkie në Volos, ndërsa u dënua me 4 vite burg.
Vendimi i Gykatës së Arbitrzhit në Athinë është përshëndetur edhe nga UEFA, e cila punoi në këtë çështje përkrah autoriteteve greke.
“Autoritetet greke filluan hetimin pasi UEFA u dorëzoi një listë prej 41 ndeshjesh të dyshimta në kampionatin vendas. Këto ndeshje u identifikuan nëpërmjet sistemit BFDS, në bashkëpunim me kompaninë Sportradar.
Në fillimin e hetimeve, UEFA bashkëpunoi me prokurorinë greke për këtë çështje ndërsa duket qartësisht se bashkëpunimi dypalësh për të identifikuar dhe përndjekur sjelljet kriminale, është thelbësore për çështje të tilla.
Përveç bashkëpunimit direkt me forcat policore dhe prokurorinë, UEFA punon gjtihashtu me EUROPOL ashtu si edhe autoret