AKTUALITET, 2 Mars 2018, 23:48

Drejtori Velmishi: Agjentët e DEA në Shqipëri për të luftuar drogën

Drejtori Velmishi: Agjentët e DEA në Shqipëri për të

Drejtori sektorit të krimeve kundër drogës Rezart Velmishi, deklaroi ne emisioni. Java në RTSH se aktualisht agjentet e DEA-s amerikane janë në Shqipëri dhe po bashkëpunojmë për luftën kundër trafiqeve të drogave të forta, kryesisht kokainës me origjinë nga Amerika latine.

Policia shqiptare është duke kryer tre operacione ndërkombëtare kundër grupeve kriminale të narkotikëve. Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete nga këto operacione ku po bashkëpunohet me Shërbimin antidroge amerikan DEA, autoritetet italianë dhe ne një operacion te trete me FBI.