TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërron jetë një prej të plagosurve gjatë grabitjes që ndodhi dje në Fier. Agur Vrenozi 53 vjeç nuk ka munduar t’i mbijetojë dot plagëve të marra dje, nga grabitësit, teksa ndërhyri të ndihmonte pronarin e pikës së këmbimit valutor në Fier.
Ai ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës, raporton “News 24”. Agur Vrenozi ndodhej në reanimacionin e Traumës në Tiranë, në gjendje kritike, pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Mjekët konstatuan dëmtime të mëdha të strukturës kockore dhe të trurit pasi u plagos me armë zjarri, pasi ai ndërhyri për t’i ofruar ndihmë pronarit të Exchange.
Pas grabitjes policia arriti të kapte tre autorët; Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali. Ata pasi hynë në pikën e këmbimit valutor qëlluan me armë zjarri dhe lanë të plagosur pronarin, Gëzim Hoxha, 64 vjeç dhe Agur Vrenozin, i cili për fat të keq humbi jetën.