AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 13:22

VIDEO/ “Çmendet” tenisti, godet me shishe vendin e arbitrit. Shikoni si justifikohet më pas

VIDEO/ “Çmendet” tenisti, godet me shishe vendin e arbitrit.


Tenisti australian, Nik Kirgios, i ka habitur të gjithë me veprimin e tij, në ndeshjen ndaj japonezit Joshihito Nishioka, në një turne në Uashington.

24-vjeçari, në një moment të sfidës, kur ishte i ulur në karrigen e tij për pushim, po pinte ujë, dhe teksa ishte i inatosur, e hodhi me forcë shishen drejt karriges së gjyqtarit kryesor të sfidës.

Kur ky i fundit iu kthye tenistit, Kirgios filloi të mbronte veten, me justifikimin se shishja i rrëshqiti nga dora, ndërsa po përpiqej që të pinte.

Tenisti godet karrigen e arbitrit on Vidnews.