AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 12:35

Masakra në SHBA, Basha: I tronditur, shqiptarët krahë amerikanëve


Lideri i opozitës reagoi në “Twitter” pas ngjarjeve në SHBA ku mbetën të vrarë 29 persona në dy vende të ndryshme në El Paso dhe Ohio.

Basha shprehet i tronditur dhe dënon sulmet burracake.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio.

Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit.

Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”, shkruan Lulzim Basha në Twitter.