AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 23:37

FSHF merr letër nga FIFA: Arrestime, ndërprerje e ndalim përfundimtar të ndeshjeve për raste racizmi

FSHF merr letër nga FIFA: Arrestime, ndërprerje e ndalim

Arrestime, ndërprerje e ndalim përfundimtar të ndeshjeve. FIFA i ka kërkuar federatave anëtare të aplikojnë rregullin e saj në tre faza për të luftuar episodet e diskriminimit racial në Kupa e në kampionate kombëtare.

Në një letër që AFP ka mundur të konsultojë, firmosur nga Sekretarja e Përgjithshme Fatma Samoura, FIFA përshkruan tre fazat në rast të episodeve raciste, një procedurë e aplikuar në kompeticionet e saj të Confederations Cup në Rusi në 2017. Kjo kërkesë i është dërguar të gjitha Federatave, edhe FSHF-së.

“Në rast të incidenteve të rënda”, kjo procedurë lejon që arbitri “të ndalojë ndeshjen”, një vendim që do të pasohet nga lajmërimi me speaker që kërkon të ndalohen sjelljet e pahijshme.