AKTUALITET, 27 Korrik 2019, 08:57

Ambasadorja franceze: Palët politike të gjejnë zgjidhje për krizën

Ambasadorja franceze: Palët politike të gjejnë zgjidhje për


Pas Ambasadorit spanjoll, një tjetër diplomat i huaj në Shqipëri bën thirrje për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike.

Christine Vasac, Ambasadorja franceze në Shqipëri, thotë se palët politike duhet të gjejnë një zgjidhje për krizën, ndërkohë që thekson se deri në tetor mund të ndodhin shumë gjëra.

“Nuk janë diplomatët e huaj që i japin zgjidhje krizës. Duhet ta gjeni ju një zgjidhje. Deri në tetor mund të ndodhin shumë gjëra. Populli të jetë i qartë nëse është gati. Para 3 ditësh presidenti Macron ka folur në telefon me Kryeministrin Rama.

Për Francën asgjë nuk është mbyllur.”- u shpreh Ambasadorja franceze gjatë një vizite në qytetin e Korçës.

Një ditë më parë Ambasadori spanjoll në Shqipëri, bëri thirrje për gjetjen e një zgjidhje për krizën dhe tha se problemet e brendshme duhet ti zgjidhin vet shqiptarët.