AKTUALITET, 4 Shkurt 2020, 12:43

I qetë, me pranga në duar/ Momentet e arrestimit të 27-vjeçarit që ‘sfidoi’ Policinë në Elbasan, shkaktoi aksidentin me pesë të plagosur (VIDEO)

I qetë, me pranga në duar/ Momentet e arrestimit të


Ardilent Shehu është 27-vjeçari i cili u përpoq sot që t’i shpëtonte Policisë në Elbasan.

Ai nuk i ndaloi postbllokut të Policisë në afërsi të Krastës dhe u bë pjesë e një aksidenti, ku u plagosën pesë persona, mes tyre edhe një polic.

Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga Fax News, ai shfaqet me pranga në duar në spital. 27-vjeçari shfaqet i qetë, teksa rrethohet nga tre policë.

Shehu ishte në kërkim nga Policia për veprën penale kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike ndërsa gjatë ndjekjes ai ka mundur t’u shpëtojë tre postblloqeve, por jo atij të Elbasanit.

Policia njoftoi se 27-vjeçari në vitin 2018 , ka kryer të njëjtat veprime duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.