AKTUALITET, 2 Nëntor 2019, 15:51

Junajtid i kthehet zakonit të humbjeve, bie në transfertën e Bornemuth

Junajtid i kthehet zakonit të humbjeve, bie në transfertën e

Mançester Junajtid i është kthyer zakonin të humbjeve pas dy paraqitjeve të mira ndaj Liverpul dhe Noruiç. ‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur në transfertë me rezultatin 1-0 nga skuadra e Bornemuth, ndërsa për vendasit mjaftoi një gol i King në minutën e 45 të pjesës së parë.

Pavarësisht se gjatë fraksionit të dytë të lojës, Junajtid kërkoi me ngulm golin e barazimit, sërish nuk ia dolën të ishin të saktë dhe të kalonin prapavijën e Bornemuth.

Një disfatë e cila lë shije të hidhur pasi në tabelën e klasifikimit tashmë kanë zbritur në tetë me 13 pikë duke u parakaluar pikërisht nga Bornemuth me 16. Në këtë formë, stoli i trajnerit Ole Gunar Solskjaer ka nisur të dridhet sërish me hijen e Alegrit që pret të marrë postin e norvegjezit.