TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pëllumb Muharremi, apo siç njihet ndryshe “Rrumi”, i forti i Shijakut, është një ndër tre personat që mbetën të plagosur ditën e djeshme në atentatin kundër prokurorit Arian Ndoja.
Ndërkohë, një vit më parë, në një takim me banorët në Manzë, ka qenë kreu i PD-së, Luzlim Basha, i cili ka denoncuar “Rrumin”, ndërsa tha se ai “bënte kërdinë për zgjedhjet”.
Një vit më parë, Basha tha se ai ka ushtruar presion dhe frikë në zonën e Sukthit për të mbledhur vota për ish-kreun Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet me kërcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë. I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin.”, ka thënë Basha një vit më parë.
[video width="576" height="320" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/11/video-1572709538.mp4"][/video]