AKTUALITET, 2 Nëntor 2019, 15:08

Piter Krauç i del në krah Xhakës: Turp për tifozët, të isha unë do të reagoja më keq!

Piter Krauç i del në krah Xhakës: Turp për tifozët,

Granit Xhaka është kthyer në një çështje në Angli duke qenë se në ndeshjen ndaj Kristal Palas u largua nga fusha duke ofenduar tifozët e Arsenalit dhe duke hedhur fanellën në tokë. Nëpërmjet një letre, ai zbuloi gjithçka kishte ndodhur atë ndeshje duke u shprehur se kishte marrë kërcënime dhe mesazhe që vajza e tij të prekej nga kanceri.

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe legjenda Piter Krauç i cili i ka dhënë plotësisht të drejtë mesfushorit shqiptar. Ai shprehet se të ishte në vendin e Xhakës, do të kishte bërë shumë më shumë në fushë, teksa shton se fajin për problemet e Arsenalit, nuk e ka mesfushori dhe fakti që është kapiten, nuk e ngarkon me përgjegjësitë.

“Xhaka kishte emocione. E lexova letrën e tij të enjten dhe nga ajo që lexova, e kuptova reagimin e tij. Nëse dikush shpreson që vajza ime të ketë kancer, atëherë do të bëja shumë më shumë nga sa bëri Xhaka. Këto mendje idiote nuk prezantojnë tifozët e Arsenalit që unë njoh. Është turp që të thuhen të tilla gjëra dhe të abuzosh në këto nivele.

Ndoshta tani duhet të kuptoni më mirë se pse unë kam simpati për Xhakën. Nuk është ai shkaku për problemet që ka Arsenali dhe sigurisht që nuk do ta konsideroja kapitenin më të keq që kanë pasur. Lideri i ka munguar Arsenalit prej kohësh. Cili ishte më respektues? Koshienli që refuzoi të shkonte me skuadrën në tur? Apo ishte Mertesaker më frymëzues në fushë? Xhaka gaboi, të gjithë e dimë këtë por të gjithë e dimë se edhe pse gaboi. Nuk ka asgjë më të keqe dhe më dhimbse sesa kur të ofendojnë tifozët tu”, u shpreh Krauç.