AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 12:33

VIDEO/ Akuzohet se mori urdhër nga babai e vrau motrën, Shkëlzen Buci: Nuk i kam prekur një fije floku

VIDEO/ Akuzohet se mori urdhër nga babai e vrau motrën, Shkëlzen


Një dëshmi vjen sot News24, në emisionin “Me Zemër të hapur”.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar dëshminë e të dyshuarit kryesor si ekzekutor i vrasjes së Eglantina Bucit, Shkëlzen Bucit. Ky i fundit ka mohuar kategorisht se ka dorë në vrasjen e motrës së tij.

Ngjarja e rëndë që u zbulua pas 8 vitesh, ndërsa trupi i pajetë i të resë u gjet e groposur në Malin me Gropa.

Ai tha se nuk ka gisht në vrasjen e motrës së tij, madje as babai i tij. Madje ai shkon edhe më tej dhe thotë që nëse del se ai është autori i vrasjes, nuk do të pranojë që të dënohet, por të ekzekutohet.

“Si mund ta bëjë unë atë gjë te motra ime! Që të vejë dorë! Ça më ka bërë ajo?! Unë jam munduar që ta ndihmoj. Jemi rritur me një mijë hallë. Nëna më ka braktisur në 93’. Më ka rritur njerka. Jemi rritur me halle katër fëmijë. Na ka rritur me halle. Personi në fjalë thotë unë kam vrarë motrën time. Si mund të vë unë dorë te motra ime?!

Unë i thoja motrës që; Të lutem na mblidh personat që të mbajnë, që të dëshmojmë në prokurori. E kam marrë me dhjetëra herë prokurorin. Më thoshte; hiqe këtë emër se nuk është ky. I kemi këto ne. I di të gjitha këto Blerim Tomini. Janë personat që kanë shfrytëzuar postin e tyre, për të fshirë këtë maskaradë.”, tha Buci.

Pyetje nga gazetarja: Përveç akuzave që bëhen ndaj jush dhe ndaj shokut tuja, ju keni akuza dhe nga motra juaj, Elona e cila është e bindur se e keni vrarë ju..

Buci: Unë motrën time, Eglantinën, se kam prekur kurrë me dorë në jetën time. Eglantina zgjodhi rrugën e vet, dhe askush se ka penguar. E luta që të vinte në shtëpi, nuk pranoi të kthehej. Më tha; kam jetën time.

E dhe i thash; ta jetosh si të duash. Po cili baba në botë të më japë urdhër mua që të vras motrën time dhe ta çoj me shokun tim?!

Ky është super krim. Ai person që ka kryer këtë gjë, s’meriton burgim. Nëse unë dhe familja ime ka dorë sa fija e flokut. S’do pranojë dënimin, por ekzekutim për këtë çështje, regjistrojë këtë bisedë. Drejtësia do të dalë.

Unë kam bërë një krim në 2017, për atë krim po bëj dënimin. Ishin hallet e mia personale që kam bërë. Nesër kam bërë një krim, nuk jam vrasës i motrës time. Asnjë minutë nuk jetoj nëse e kam bërë, se mbaj dot në ndërgjegje.