TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Avdullah Hoti do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku parashikohet që të mbajë tre takime ku fokusi është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Ky fakt u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga ana e zëvendëskryeministrit, Besnik Tahiri.
“Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian.
Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”, shkruan Tahiri.
Kjo vizitë vjen pas takimit që pati Hoti po në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.