TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Që prej orës 11:00 të ditës së sotme ambasadorja Yuri Kim po zhvillon një takim me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Ambasadorja amerikane e shoqëruar nga truprojat e saj, teksa zbriti nga makina kishte maskë, të cilën e hoqi gjatë takimit.
Pasi u fut në zyrën e kryebashkiakes, ambasadores i është bërë edhe një suprizë, një vajzë e vogël i ka dhuruar një trëndafil.
“Është kënaqësi për mua që jam këtu. Është kënaqësi t’ju takoj, pasi kemi pasur komunikimin përmes videos.
Ajo që kam mësuar për Shkodrës është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua. Unë do të qëndroj për dy ditë në Shkodër, do vizitoj qendrat kryesore dhe disa restorante”, tha Kim.
Ndërsa Ademi u shpreh: “Jam e kënaqur që jeni sot këtu, për marrëdhëniet që kemi me shtetin amerikan dhe me emigrantët në Amerikë. Ardhja juaj është edhe një mbështetje dhe komunikimi që ne kemi me ambasadën dhe për mbështetjen që SHBA kanë dhënë për administrimin vendor por edhe për mbështetjen për njerëzit në nevojë. Unë ju uroj mirëseardhjen”, tha Ademi.
Ky është takimi i dytë u zhvilluar brenda 5 muajsh. Në takimin online të zhvilluar vetëm disa muaj më parë, Voltana Ademi mori vlerësimet nga ambasadorja Kim për masat e marra ndaj COVID-19 për mbrojtjen e shkodranëve.