AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 10:34

EMRT/ Betohen tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, do të vlerësojnë procesin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021

EMRT/ Betohen tetë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, do


Sot janë betuar tetë gjyqtarët të cilët u përzgjodhën me short për tu bërë pjesë e Kolegjit Zgjedhor.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja dhe si dhe Esmeralda Çeka.

Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh dy ditë më parë në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.

Shorti nuk përzgjodhi emrin e Ardian Dvoranit, i cili nëse do të ishte fitues do duhej të betohej sot tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, që e ka paditur për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.