AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 11:30

Mjekësia në zi, ndahet nga jeta Profesor Doktor Zenel Kokomiri

Mjekësia në zi, ndahet nga jeta Profesor Doktor Zenel Kokomiri


Është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare Prof. Doktor Zenel Kokomiri. Ai ishte një ndër themeluesit e katedrës së “Terapisë Stomatologjike” në vitin 1964, ku nisi dhe kontributi i tij i gjatë në fushën e pedagogjisë.

Gjithashtu Prof. Dok Zenel Kokomiri në vitin 1998 u zgjodh nënkryetar i të parës Shoqatë Stomatologjike Shqiptare.

Prof. Dok Zenel Kokomiri do të mbetet ndër figurat e shquara dhe vlerë e shtuar në fushën e stomatologjisë, i vlerësuar me mjaft çmime mirënjohjeje gjatë karrierës së tij të gjatë.