AKTUALITET, 10 Shtator 2020, 11:23

“Tre gjyqtarë, nga dy mijë euro secili”! Zbardhen përgjimet e korrupsionit të gjyqtares, lëvizjet e sekserit me vëllanë e të arrestuarit

“Tre gjyqtarë, nga dy mijë euro secili”! Zbardhen


Zbardhen përgjimet e kryera nga SPAK në Korrik, që zbuluan korrupsionin e gjyqtares Mimoza Margjeka.

Avokati Skënder Demiraj ka biseduar me Nejson Balin pas kërkesës së këtij të fundit për t’i nxjerrë vëllanë nga burgu.

Në një nga përgjimet e SPAK-t Nejson Bali telefonon nënën e tij dhe i thotë se “Kërkojnë fillimisht gjashtë mijë euro.

Janë tre gjyqtarë, nga dy mijë secili”. “dhjetë mijë euro ose vëllai dënohet 5-10 vite burg” është një tjetër përgjim i regjistruar.

Ndërkohë që avokati Skënder Demiraj i thotë Nejson Balit se “Kam futur njerëz me peshë” duke i dhënë garanci për lirimin e të vëllait nga burgu.

Pronari i hotelit në Korçë ku u takuan Zhilla, në një nga përgjimet thotë se “E vështirë ta shoh e të kthej përgjigje”.

Këto janë disa nga përgjimet e SPAK-ut në muajin Korrik kur po bëheshin lëvizjet për lirimin e trafikantit të emigrantëve./ ABC News