TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në maternitetin e Tiranës “Koço Gliozheni” sapo kanë ardhur në jetë trinjakë.
Lajmi u dha nga gjinekologia, Anika Dokle e cila postoi një video të trinjakëve në rrjetet sociale, ku dëgjohen duke qarë.
Foshnjat erdhën në jetë rreth tre orë më parë.
Ajo shprehet se trinjakët janë gëzim jo vetëm i prindërve por edhe i stafit mjekësor që asistuan në ardhjen në jetë të tyre.
Foshnjat duken të shëndetshme, ndërsa mjekia nuk ka dhënë detaje mbi gjininë e tyre.
“Sapo… Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!! ❤❤❤”- shkroi gjinekologia Dokle.