TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata britanike ka dhënë dënimin për shtatë anëtarët e grupit të trafikantëve që çonin emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Sipas autoriteteve britanike ky grup punonte në dy rrjete të ndryshme, një shqiptar dhe një britanik, duke dërguar qindra emigrantë në Britaninë e Madhe.
Prokuroria britanike nisi hetimet në Maj të 2016, pas gjetjes së një gomoneje të braktisur me veshje në një plazh.
Policia britanike dhe ajo franceze, zbuluan se organizatorë ishin dy shqiptarë të quajtur Artur Nutaj dhe Saba Dulaj. Këta të dy organizonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë nga bregu verior i Francës drejt Britanisë së Madhe. Dy shqiptarët e dënuar me burg bashkëpunonin me një familje britanike nga Kenti.
Kjo familje kishte siguruar mjetet e transportit, duke blerë gomone të shpejta dhe motora uji, të cilat përdoreshin për transportimin e paligjshëm të emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë.
Konkretisht, Sabah Dulaj 24 vjeç u dënua me 7 vite burgim dhe shqiptari i dytë Artur Nutaj 39 vjeç u dënua me 7.6 vite burg. Të dënuarit e tjerë, janë shtetas anglezë bashkëpunëtorë në këtë trafik të paligjshëm.
Bashkëpunimi i bandës shqiptare dhe asaj britanike është zbuluar nga agjentët e policisë duke kryer fotografime të fshehta.
Arrestimi i tyre u bë në 28 Maj, në momentin që dy trafikantët zbarkuan gomonen me 18 refugjat në brigjet britanike. TPZ.AL