TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm policia ka arrestuar 33 vjeçarin Alfred Kapaj, banues në fshatin Frakull, Fier. Ai akuzohet për dhunë në familje, gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Alfred Kapaj, 33 vjeç, banues në Frakull, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal. TPZ.AL