TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komediani i njohur amerikan, Bill Cosby është dënuar me 3 deri në 10 vite burg, pasi u shpall fajtor për sulmet seskuale.
81-vjeçari do të qëndrojë në burgun e Pensilvanisë pa të drejtë lirimi me kusht.
Në gjykatë janë shqyrtuar tre raste të sulmeve seksuale që ai ka kryer ndër vite. Rreth 60 gra, kanë përshkruar sulmet seksuale prej komedianit Cosby.
Viktima Andrea Constand, solli detaje të sulmit seksual që pësoi nga Cosby dhe pasojat që ka vuajtur.
Ai hyri i buzëqeshur në gjykatë, por duket se kjo pamje nuk ka qëndruar gjatë në fytyrën e tij. Cosby është cilësuar një "agresor seksual", i cili tashmë do të listohet në regjistrin e agresorëve dhe do të vuajë dënimin, edhe pse në moshë të vjetër dhe me probleme shëndetësore.