AKTUALITET, 6 Maj 2019, 14:14

Vettingu në polici, rrëzohet dekreti i Metës

Vettingu në polici, rrëzohet dekreti i Metës


Mazhoranca qeverisëse ka treguar edhe njëherë forcën ndaj Presidentit Ilir Meta.

Dekreti i kreut të shtetit që kthente për rishqyrtim ligjin e ndryshuar për vetting-un në polici është rrëzuar në Komisionin e Sigurisë, duke marrë vetëm tre vota pro.

Gjatë diskutimit në komision, ministri Lleshaj hodhi poshtë pretendimet e Metës se Ministria e Brendshme cenonte pavarësinë e policisë.

“Pretendimet e Presidentit janë përtej çdo absurdi. Sipas tij, mos përcaktimi i kohës kur mbaron, vendos nën presionin e qeverisë policë të çdo niveli. Shumë mirë që vendosen në presion. Ata që nuk kanë mizë nën kësule, nuk kanë pse shqetësohen”.

Presidenti Meta ktheu ligjin për vetting-un në polici, të miratuar nga Kuvendi në mars të 2019, pas ndryshimeve të propozuara nga ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kreu i shtetit tha se me ndryshimet ligjore, qeveria po tenton të kapë procesin e vetting-ut në polici, duke ia besuar një strukture që e kontrollon qeveria, si Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.