TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka folur sot gjatë në një tryezë për sigurinë ushqimore me tregtarë të mëdhenj të kësaj fushe, shefi i qeverisë tha se perceptimi se në Shqipëri “shitet” helm është i gabuar. E për këtë Edi Rama gjeti menjëherë fajtorin, mediat.
“Perceptim se hahet helm është i gabuar, ushqehet dhe nga media. Prandaj ndëshkohen fermerët shqiptarë, sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit”.
Por ditë më parë ishte pikërisht media ajo që me fakte tregoi se si shqiptarët po helmohen dita ditës nga produktet me hormone të pohuar vetë nga ata që i bëjnë gati në treg këto produkte .
Lexo edhe :
http://www.tpz.al/2019/04/23/skandal-stimulante-dhe-hormone-te-frutat-dhe-perimet-fshataret-femijeve-tane-nuk-ua-japim/
Disa fermerë në zonën e Lushnjes dhe Beratit kanë pohuar vetë se përdorin hormone të Domatja ,Kastraveci vetëm që ti hedhin në treg sa më shpejt dhe se vetë ata nuk i konsumojnë pasi niveli i hormoneve të përdoruara është mjaft i lartë .
Kryeministri dhe pse nuk e pranoi këtë fakt, përsëriti se problemi kryesor është legjislacioni ku sipas tij ai që cënon jetën e cdo qytetari duhet të shkojë në burg .
“Ata që cenojnë shëndetin, duhet të përballen me një konsenguencë shumë të fortë. Si mundet që vdekja e prodhuar të jetë argumenti për të ndëshkuar dikë. Do të thotë që duhet të vdesë dikush, që ai që e tregton këtë produkt, është e papranueshme dhe i përket një kohe të largët 20 e më shumë vjet të legjislacionit tonë penal dhe krijon kaq shumë mundësi për abuzim dhe korrupsion dhe një shteg të mbyllur për goditjen e abuzuesve”, theksoi Rama.
Kryeministri ashtu si ministri i Bujqësisë nuk kanë pranuar se produktet ushqimore që hidhen në treg dhe konsumohen nga qytetarët janë me hormone, tej normave të lejuara.
Rama u mburr gjithashtu se vendi ynë po eksporton me standarte produkte ushqimore për Bashkimin Europian.
"Sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit, të cilët vitin e kaluar kanë eksportuar rreth 300 mijë ton produkte shqiptare dhe nuk kanë marrë prapsht asnjë kamion nga vendet e BE. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte këtë trend shumë pozitiv të eksporteve dhe do të ishte e pamundur të kalohej filtri rigoroz i BE. Një gamë e gjerë produktesh bujqësor, që rritet dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të dëshiruar"
Por ,pavarsisisht kësaj deklarate të kryeministrit, provat tregojnë se në shumë raste, siç e ka dëshmuar edhe media, në Shqipëri përdoren hormone dhe lëndë të tjera, tej normave të lejuara, duke ekspozuar konsumatorin ndaj rreziqeve serioze për shëndetin.
/TPZ.AL/