AKTUALITET, 6 Maj 2019, 13:38

FNSH operacion në Sarandë, arreston dy persona, dhjetë shoqërohen

FNSH operacion në Sarandë, arreston dy persona, dhjetë


Pak minuta më parë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur një operacion në Sarandë. Deri më tani raportohet për dhjetë persona të ndaluar. Operacioni ka për qëllim ndalimin e personave që merren me shitjen e drogës si dhe arrestimin e atyre që janë në kërkim.

FNSH është duke zhvilluar një operacion blic në qytetin e Sarandës dhe ende nuk jepen detaje zyrtare nga Policia e Shtetit. Për dy nga dhjetë të shoqëruarit, është lëshuar urdhër arresti.

Dyshohet se ata janë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Bëhet fjalë për persona me rrezikshmëri të lartë”, thonë burime policore.

Për operacionin janë angazhuar edhe drejtues të Policisë së Shtetit në Tiranë.

Operacioni po zhvillohet nga FNSH-ja e Fierit, ndërkohë që janë të angazhuara edhe forca të policisë në Komisariatin Sarandë.