TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, në një konferencë për shtyp para gazetarëve nga selia e VMRO-DPMNE-së, pranoi humbjen duke konfirmuar edhe shifrat e dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Megjithatë ajo tha se ndihet e përmbushur dhe del kokë lartë nga këto zgjedhje, raporton Alsat.
“Sonte, e di se Vardari ka fituar, se ka fituar kundër kandidati, por nuk mendoj se unë si individë, si kandidat i VMRO-DPMNE-së e kam humbur betejën.
Rezultati është i qartë por është pyetje nëse rezultati i të mundurit, nëse çon drejt pajtimit dhe bashkimit, apo shënon një ndarje brenda në shtet, në më shumë aspekte, ndarje që ka karakter etnike dhe pyetje është sintagma së bashku shkojmë përpara me të vërtet e premton atë”, tha Siljanovska në fjalimin e saj.