AKTUALITET, 6 Maj 2019, 12:25

Helmimi masiv në Bulqizë, reagon ISHP: Të mos konsumohet uji

Helmimi masiv në Bulqizë, reagon ISHP: Të mos konsumohet uji


Instituti i Shëndetit Publik në një deklaratë për mediat ka mbështetur idenë se helmimi mund të ketë ardhur nga konsumimi i ujit.

“Një nga shkaqet e këtij helmimi mund të jetë konsumimi ujit nga banorët e Bulqizës. ISHP ka udhëzuar të mos konsumohet uji.

Numri i të helmuarve ka rënë ndjeshëm dhe deri më tani nuk janë konstatuar raste të rënda” janë shprehur specialistët e ISHP-së.

Hetimet po vijojnë akoma për zbardhjen e kësaj çështjeje, gjithashtu në proces janë edhe analizat më të specializuara.