TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, është shprehur se në muajin qershor Shqipëria pret marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Sipas tij, anëtarësimi vendit në BE do të jetë një mundësi shtesë, që do e bëjë vendin institucionalisht më funksional.
“Këtë muaj presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Raporti i Komisionit presim që të jetë dëshmi e shndërrimit pozitiv që vendi ynë ka bërë në rrugën e pakthyeshme të integrimit Europian. Procesi i integrimit të vendit në BE është edhe më i gjerë se kaq.
Hapja e negociatave për anëtarësimin, që pritet të bëhet në qershor do jetë një mundësi shtesë që ta bëjmë vendin institucionalisht më funksional”, tha ministri i Jashtëm në detyrë.