TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Siguria ushqimore është kthyer në qendër të vëmendjes se qeverisë. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në një tryezë me grupe interesi dhe afaristë tha se është i gabuar fakti që të bëhen përgjegjës të gjitha sipërmarrjet, pasi sipas tij, nuk janë të gjitha njësojë.
Ai tha se ka ende probleme në fushën ushqimore, por shtoi se me ndryshimet në Kodin Penal do të dënohen ata që abuzojnë me shëndetin e qytetarëve, duke propozuar se abuzuesit do ndëshkohen deri në 15 vite burg.
Kjo është një betejë e ngjashme me betejat e ndryshëm për të vendosur ligj dhe rregull në sektorët e tjerë. Kush merr përsipër të cenojë një rend ligjor, që garanton zhvillimin e një sektori duhet ë përballet me ligjin. Kush abuzon duhet të përballet me konsekuencat. Sot referohen dhe janë 65 materiale dhe siç e thashë edhe më parë përfundojnë në kosh dhe ne jemi të vendosur për ndëshkim me heqje lirie, dhe ndalim përgjithmonë të personit për t’u marrë me atë aktivitet dhe patjetër edhe me dëmshpërblimet përkatëse. Për abuzuesit do të shkojmë me propozim nga 10-15 vite burg dhe heqje e të drejtës për t’u marrë me këtë aktivitet edhe pasi të dalësh nga burgu”-tha kryeministri.