AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 09:32

Zbulohet shtëpia e prostitucionit online, prangoset administratorja dhe 25-vjeçari, ja çfarë gjeti policia

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërsa ka nisur procedim penal për 7 të tjerë për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Tiranë ka finalizuar me sukses operacioni “Chat Line 4”, ku ka shpallur në kërkim 2 shtetase për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

“Më datë 19.02.2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses Operacioni “Chat Line 4”, dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • Anushe Ll., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line Adult Work”, për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
  • Met Tali, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” shtetaset:

  • A. H., 25 vjeçe.

    • A. L., 31 vjeçe.

    • A. Xh., 22 vjeçe.

    • S. M., 30 vjeçe.

    • A. Sh., 21 vjeçe.

    • A. T., 23 vjeçe.

    • E. R., 23 vjeçe.

Janë shpallur në kërkim për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal, shtetaset:

  • S. B, 33 vjeçe.
  • D. G., 29 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja Anushe Ll., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej nëpërmjet logimit në faqen “Adult Ëork”, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Don Bosko”.

Në këtë aktivitet shtetësja Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetëses D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

Gjatë kontrollit të njërit prej apartamenteve ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, apartament i cili ishte marë me qera nga shtetasi Met Tali, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 17,4 gr lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

  • 7 kompiutera dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale:

“Shfrytezimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni” të parashikuara nga nenet 113, 114/2 dhe 115 e Kodit Penal”, – thuhet në njoftimin e policisë.