AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 11:02

Dyshohet se u mbyt në ‘Ranën e Hedhun’, polumbarët vijojnë kërkimet për 18-vjeçarin

Dyshohet se u mbyt në ‘Ranën e Hedhun’, polumbarët


Polumbarët e Forcave Speciale dhe Policia Kufitare vijojnë prej ditës së djeshme kërkimet për gjetjen e 18-vjeçarit, i cili u raportuar i humbur në Plazhin e Shëngjinit.

I riu dyshohet se është mbytur ditën e djeshme, në det, në zonën e ‘Ranës së Hedhun’.

18-vjeçari nga Kruja humbi kontaktet me familjarët pasditen e së dielës.

Ishin pikërisht familjarët e tij që denoncuan rastin në polici, e cila nisi kërkimet për gjetjen e të riut.