AKTUALITET, 3 Prill 2018, 21:28

Vendos Gjykata Administrative, Tiranës i shtohen edhe pesë 17-katësh te Liqeni Artificial

Vendos Gjykata Administrative, Tiranës i shtohen edhe pesë

Pesë pallatet 17-katëshe në afërsi të digës së Liqeni Artificial të kryeqytetit do të rinisin ndërtimin e tyre, pasi Gjykata Administrative e Apelit ka dhënë këtë të martë dritën jeshile për rifillimin e punimeve të ndërprera para tre vitesh, 2015, menjëherë sapo në krye të Bashkisë së Tiranës erdhi Erion Veliaj.

Kështu, pas një odiseje gjyqesh,  pas pezullimit në shtator të vitit 2015 nga ana Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit,  firma do të nisë të zbatojë ndërtimin e pallateve të dhëna me lejen e firmosur nga ish-kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar Bashkia e Tiranës, që thotë se ky verdikt është marrë në fshehtësi. “Gjykata Administrative e Apelit, në një mbledhje të pa njoftuar dhe jashtë vëmendjes së opinionit publik, vendosi të lërë në fuqi lejen për ndërtimin e 5 pallateve 17-katëshe te Diga e Liqenit Artificial, “dhurata” që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bëri qytetit të Tiranës në vitin e fundit të mandatit të tij”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

/TPZ.AL/