AKTUALITET, 3 Prill 2018, 16:02

Vuçiç u jep leje biznesmenëve serbë: Shkoni në Panairin e Prishtinës

Vuçiç u jep leje biznesmenëve serbë: Shkoni në
Pavarësisht problemeve që ekzistojnë në Kosovë, biznesmenët nga Serbia e kanë mbështetjen për të shkuar në Prishtinë në panairin ekonomik.

“Unë them që të gjithë të shkojnë në Prishtinë në Panairin Ekonomik dhe të bëjnë biznes”, kishte deklaruar Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Rs, Milorad Dodik.

Ndryshe, Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar Prishtina 2018 të cilit i është referuar Vuçiç do të mbahet prej datës 18-21 Prill 2018 në Qendrën e Panaireve, fshati Bërnicë – Prishtinë.