AKTUALITET, 3 Prill 2018, 14:06

5 shqiptarë të arrestuar në Greqi, pjesë e bandës së kokainës

5 shqiptarë të arrestuar në Greqi, pjesë e bandës

Policia greke ka vënë në pranga ditën e sotme 5 shqiptar, pjesë e një bande të shpërndarjes së kokainës.

Siç bëhet me dije nga mediat greke, të arrestuarit janë të moshave nga 31-35 vjeç, të cilët vepronin në zonat e Neas, Smirnit, Kalitheas dhe Larisas.

Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe tre të tjerë, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një femër.

Pas arrestimit, policia ka sekuestruar 436 gramë kokainë, 300 gram përzierës, 2000 euro, 3 peshore, 2 pistoleta, 2 makina, 14 celulare.