AKTUALITET, 3 Prill 2018, 20:03

Vasili: Prokuroria të fillojë ndjekjen penale për Ramën!

Vasili: Prokuroria të fillojë ndjekjen penale për Ramën!
Deputeti i LSI, Petrit Vasili kërkon që Rama të iki dhe Prokuroria të fillojë ndjekjen penale për të, pasi ka shkelur kushtetutën.

Vasili këto deklarata i ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ku shton ndër të tjera Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë si drita e diellit.

Postimi i plotë

Kryeministri te ike, prokuroria te filloje ndjekjen penale pasi shkeli Kushtetuten per taksen e rruges.

Kushtetuta e shqiperise eshte e qarte si drita e diellit. Ja cthote fjale per fjale:

“FINANCAT PUBLIKE

Neni 155

Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi

prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre

caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.”

Ky dhunues i kushtetutes ja ka vene ne qafe taksen e rruges se kombit njerezve te thjeshte PA LIGJ.E kuptoni pa ligj.

Ç’pret prokuroria akoma.. apo e kane zene per fyti dhe nuk guxon.

E ka me te lehte prokuroria te procedoje e burgose njerezit e thjeshte, ndersa kryeministrin dhunues te kushtetutes nuk e procedon por e mbron dhe i ben sherbim antiligjit.