TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se po i grabit dyfish shqiptarët, dhe se po përdor kërbaçin.
“Mashtrimet e Edi Ramës dhe sejmenëvë të tij janë shenja të panikut dhe dëshpërimit që e ka kapur. Thelbi i çështjes është ky: Rama i grabit dyfish shqiptarët dhe pastaj u bie dyfish me kërbaç. Reagimi i tyre në Kukës dhe reagimi i tyre në mbarë Shqipërinë është reagim kundër padrejtësisë dhe grabitjes”, tha Basha gjatë një prononcimi për gazetarët, që theksoi se Rama po u vendos një taksë të dyfishtë shqiptarëve.
“Ata që u çuan janë nga njerëzit më të varfër, më të shpërfillur, më të braktisur të Shqipërisë ndër vite”, tha Basha, duke sjellë shembullin e një banori që banon dhe punon afër pikës së kalimit, duke theksuar se nuk kishte asnjë mundësi të paguante 5 euro në ditë
“Merr 200 milionë euro në vit nga taksa e qarkullimit, për mirëmbajtjen e rrugëve. Nuk shpenzon asnjë cent për ‘Rrugën e Kombit’, por u vendos një taksë të re të përballueshme. Nuk shpenzon asnjë cent nga këto 800 milionë euro që ka grumbulluar në këto pesë vite, por i jep ato me koncesion duke u vendosur një taksë të dyfishtë shqiptarëve”, shtoi Basha, i cili edhe një herë tjetër bëri thirrje që mos paguhen taksat. “Edi Rama nuk arreston dot të gjithë popullin”, - tha Basha.
/TPZ.AL/