AKTUALITET, 3 Prill 2018, 14:29

Vdes në spital kryeplaku i fshatit Rehovë, u qëllua nga bashkëfshatari i tij

Vdes në spital kryeplaku i fshatit Rehovë, u qëllua nga

Pak orë pasi u plagos nga bashkëfshatari i tij për çështje pronësie, ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasi 60 vjeçar, Jonuz Banaj.

Njoftimi jepet nga policia e cila më herët publikoi edhe pamjet e arrestimit të autorit. Ngjarja ndodhi në fshatin Rehovë të Skraparit.

Njoftimi i parë i policisë

Plagos me armë zjarri për motive pronësie ish kryetarin e fshatit, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e ngjarjes.

Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, 60 vjeç, banues në Rehovë, Poliçan.

Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56.

Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.