TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
News 24 raporton se Rama u takua me Thaçin në një lokal të Tiranës dhe ky takim zgjati për rreth një orë.
Nga informacionet e para, bëhet e ditur se pjesë e bisedës kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në dy vendet fqinje, ku shqiptarët zhvilluan protesta të dhunshme për taksën në Rrugën e Kombit.
Po ashtu mendohet se një prej temave e cila është diskutuar është dëbimi i shtetasve turq, të cilësuar si ‘gylenistë’, një veprim ky që u pasua me kërcënimin e Presidentit turk, Erdogan, ndaj vendit të dytë të shqiptarëve.
Theksojmë se rreth 4 ditë më parë u zhvillua protesta masive në kalimash për kundërshtimin e taksës së vendosur nga qeveria për kalimin te Rruga e Kombit.
Po ashtu përfaqësues të qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të vendosjes së një takse të tillë.