TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të njëjtat burime nga takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura, sqarojnë se shkak për këtë përplasje mes Strazimirit dhe Mziut ka qenë pjesëmarrja e ulët e qytetarëve të Kamzës në këto organizime. Strazimiri ka dhënë udhëzime për mënyrën se si do të ndahen protestuesit në Vorë dhe Kamës.
Mziu ka shprehur pakënaqësi për shumë nga qëndrimet e mbajtura nga Strazimiri në mbledhje dhe ka debatuar ashpër me këtë të fundit, duke arritur deri në përplasje fizike. Përplasja mes deputetit demokrat dhe kryebashkiakut të Kamzës ka vijuar edhe jashtë selisë së PD, ndërkohë që kanë qenë deputetët dhe kryetarët e degëve të PD ata që kanë bërë të mundur shuarjen e konflikit. PD ka vendosur që ditën e enjte të kaloj në masën e ekstreme të mosbindjes civile duke bllokuar disa nga akset kryesore të vendit.