AKTUALITET, 21 Janar 2019, 14:20

VENDIMI/ Shpifi ndaj Shkëlzen Berishës, dënohet ish-juristi i CEZ

Një tjetër vendim për akuzën e shpifjes është dhënë sot nga Gjykata. Mësohet se Gjykata ka dënuar për shpifje ish-juristin e CEZ Romeo Kara, i cili akuzoi djalin e ish-kryeministrit shqiptar Shkëlzen Berisha.

Ky i fundi e paditi për shpifje dhe gjykata ka vendosur sot të dënojë me 50 mijë lekë gjobë Romeo Karan.

Më herët po në Gjykatën e Tiranës me të njëjtën vlerë u gjobit dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, teksa ishte përballë Taulant Ballës së PS-së.