AKTUALITET, 21 Janar 2019, 12:09

LAJMI FUNDIT/ Sandër Lleshaj firmos një tjetër lëvizje në Policinë e Shtetit, ikën Anila Trimi vjen…

Në postin e drejtuesit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka caktuar Muhamet Rrumbullakun.

Zëvendësministri Besfort Lamallari, bëri të njohur emrin e ri të drejtuesit të SHÇBA-së. Rrumbullaku do të zëvendësojë në detyrë pararendësen e tij, Anila Trimin.

NJOFTIMI

Emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë.

Kështu, z. Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Z. Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi.