AKTUALITET, 21 Janar 2019, 13:47

Skandali i DH Albania, jep dorëheqjen drejtori i OST-së

Drejtort i OST-së, Klodian Gradeci, ka njoftuar dorëheqjen ditën e sotme .

Në letrën e Gradecit, thuhet se ai po largohet për aryse personale. Megjithatë, kujtojmë se OST u përfshi nga një skandal, pas fitimit të një tenderi nga DH Albania, me letra të falsifikuara.

Skandali i falsifikimit të dokumentave nga DH Albania, u denoncua nga emisioni "Të Paekspozuarit" në 6 Dhjetor.

Prokuroria ka nisur një hetim lidhur me falsifikimin e dokumentave dhe shkeljen e barazisë në tendera. Gjithashtu, falsifikimi i dokumentave, konkretisht i një letre të Sekretarit të Shtetit të Delaware dhe e aktit të themelimit të kompanisë, është duke u hetuar edhe në SHBA.

/TPZ.AL/