AKTUALITET, 21 Janar 2019, 13:22

VIDEO/ Studentët e drejtësisë në kor: Juridiku bojkoton

VIDEO/ Studentët e drejtësisë në kor: Juridiku bojkoton

Studentët e Juridikut janë mbledhur në klasa dhe thërrasin njëzëri: “Juridiku bojkoton”.

Me brohoritje dhe duartrokitje ata vazhdojnë bojkotin e mësimit, sikurse disa fakultete të tjera në vend.

Kujtojmë se studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte.

Në oborrin e fakulteti ku nuk zhvillojnë mësim, ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara në një letër publike të asamblesë së pedagogëve të këtij fakulteti. Njësoj si tek shkencat sociale.

Aty shprehej shqetësimi në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkohej që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

[playlist type="video" ids="200123"]

[playlist type="video" ids="200125"]