AKTUALITET, 21 Janar 2019, 12:20

“Keli djalë punëtor duhet dëmshpërblyer”/ Në fshatin e “Eskobarit të Ballkanit”, ku Balilajt janë familje e nderuar

“Keli djalë punëtor duhet dëmshpërblyer”/

Kelmend Balili, tashmë 47 vjeç, dy vite në arrati, i ka shpëtuar 15 operacioneve policore gjatë vitit të fundit.

Ai u vetëdorëzua disa ditë më parë tek vendi i quajtur “Kthesa e Shijanit” mes Delvinës dhe Finiqit dhe ndaj tij u dha masa e sigurisë “arrest në burg”.

Mbi të ashtuquajturin “Eskobar i Ballkanit”, rëndojnë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Me gjurmë tërësisht të humbura, Balili kishte deklaruar se do të dorëzohej kur të mbyllej dosja e të përfundonte hetimi.

Balili ka në pronësi disa biznese gjigante duke përmendur këtu edhe resortin Santa Quaranta.

Në fshatin e tij, ai njihet si një person i nderuar që ka kryer shumë bamirësi, me një familje shumë punëtore.

Teksa banorët e fshatit Stjar në Delvinë nuk pranojnë të flasin, ndërsa banorët e fshatrave përreth në Shelegar dhe Shijan, i cilësojnë si të padrejta akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe madje mendojnë se shteti duhet ta dëmshpërblejë.

Ata e njohin si një person punëtor dhe tepër human.

Për kamerën e Ora News, ata janë shprehur:

Janë aq punëtorë sa nuk ke mundësi të mos i shikosh ata njerëz, janë vetëm në punë”.

Jo vetëm Klement Balili, por si familje ata janë familje e mrekullueshme, njerëz punëtorë”.

I kanë ndihmuar njerëzit në nevojë”.

Akuzat që ka marrë ai njeri dhe ne jemi të çuditur nga kjo punë”.

Shteti duhet ta dëmshpërblejë atë për atë akuzë që i ka bërë duke e quajtur Eskobar”.

I bëjmë thirrje drejtësisë të reagojë drejt, të mos fusin njerëz të pafajshëm brenda”.