TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kam vendosur ndërprerjen e procedurës së partneritetit Publik Privat për Aksin Thumanë – Kashar.
Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të zbatimit të angazhimeve të Paktit për Universitetin, në fushën e infrastrukturës arsimore qoftë asaj fizike e qoftë asaj dixhitale.
Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati. Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe ne jemi duke studiuar përfshirjen e tij: në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë - Durrës ku bën pjesë edhe rindërtimi i rrugës Tiranë - Ndroq - Plepa në Fazën e pare si dhe ndërtimi i rrugës Kashar – Rrogozhinë në Fazën e dytë.
Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar – Rrogozhinë ti shtohet dhe aksi Thumanë – Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu qoftë një lidhje shumë me të shpejtë midis veriut dhe jugut gjatë sezonit turistik.
Pra si përfundim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tërhiqet nga partneriteti Publik Privat për Aksin Thumanë – Kashar dhe fondet e parashikuara i kalojnë Paktit për Universitetin.
Rruga Thumanë – Kashar.
Kjo rrugë është e gjatë 21 kilometra. Ajo i ishte dhënë me koncesion firmës Gener 2 të Bashkim Ulajt.
Është rrugë fushore dhe kishte një kosto të frikshme, plot 337 milionë euro.
Në dokumentat e tenderit rezulton se qeveria do të dilte garant, për kredinë që do të merrte firma ndërtuese Gener 2, por ditën e sotme është njoftuar ndërprerja e këtij partneriteti publik privat.
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/11/15/rruget-e-florinjta-te-edi-rames-shpenzimet-stratosferike-dhe-piramidat-e-reja/