AKTUALITET, 21 Janar 2019, 13:58

Gjukanoviç: Vizita e Metës vërteton marrëdhënien e mirë mes dy vendeve

Gjukanoviç: Vizita e Metës vërteton marrëdhënien e

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka cilësuar si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, këtë e vërteton dhe vizita e presidentit Meta.

Kënaqësi të mirëpres sot mikun tim Meta. Vizita e Presidentit të Shqipërisë në Mal të Zi, vërtetim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe një impuls i ri që këto marrëdhënie të forcohen më tej”, – u shpreh Gjukanoviç ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp.